Rajoni

Osmani ftohet nga Erdogani, merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit

Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë ftesë për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Lajmi u bë i ditur sot nga burime të KosovaPress-it brenda presidencës.

Ceremonia e inaugurimit të presidentit turk, siç u raportua, do të mbahet më 3 qershor.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka fituar në zgjedhjet presidenciale të së dielës (28 maj).

Erdogan ka pasur kundër-kandidat, Kemal Kilicdaroglu-n.

Erdogan para simpatizantëve të tij, ka thënë se ka fituar populli i Turqisë. “Rezultatet e zgjedhjeve kanë treguar edhe një herë se askush nuk mund të lakmojë fitimet e Turqisë dhe me këtë fitore është hapur dera e ‘Shekullit të Turqisë’, ka thënë presidenti Erdogan pas balotazhit.