RajoniTop Lajme

Osmani për gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve: Pres që të dëshmohet lufta e drejtë e UÇK-së

Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani beson që drejtësia sërish do të triumfojë dhe do të dëshmojë se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, kur u pyet se a do t’i vizitojë krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Ajo tha se si shtet janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të dëshmuar pastërtinë e luftës çlirimtare.

“Në besojmë qe drejtësia sërish do të triumfojë ashtu siç ka triumfuar edhe më parë në të gjitha instancat tjera të drejtësisë dhe besojmë që vendimi final do ta ridëshmojë për të satën herë më radhë që lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë… Ne bëjmë gjithçka që është në duart tona që t’i mbështesim krerët e UÇK-së jemi në kontakt të vazhdueshëm përbrenda institucioneve edhe me avokatët në mënyrë që çdo veprim i yni të jetë hap i cili i ndihmon drejtësisë dhe jo hap i cili mundet pastaj të keqpërdoret apo të interpretohet si ndërhyrje që do t’i dëmtonte krerët e UÇK përgjatë këtij procesi. Jemi të gatshëm të bëjmë gjithcka si shtet që të gjithë së bashku ta dëshmojnë pastërtinë e UÇK-së”, tha ajo.

Osmani këto komente i bëri pas homazheve dhe pjesëmarrjes në akademinë përkujtimore në përkujtim të 24-vjetorit të masakrës së Studimet, ku nga forcat serbe u vranë 116 shqiptarë./21Media