Momenti kur njësia speciale e Kosovës arreston serbin me nofkën ‘Rusi’ (Video)

Shpërndaje

Policia e Kosovës arrestoi këtë të premte një prej të dyshuarve që ka marrë pjesë në sulmin ndaj trupave të KFOR të ndodhur më 29 maj.

Në rrjete sociale janë publikuar dhe pamjet kur forcat speciale të policisë së Kosvës neutralizojnë të dyshuarin të njohur me nofkat “Nemac” dhe “Rusi”.

Arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer pas sigurimit të dëshmive, se ai ishte pjesë e grupit që dhunoi ushtarët e KFOR gjatë protestës përballë objektit komunal në Zveçan.

Gjatë përplasjeve mbetën të lënduar rreth 30 ushtarë të KFOR-it, të cilët tentuan të shpërndanin protestuesit.

Policia e Kosovës bën me dije se të gjitha veprimet e mëtejshme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Policia e Kosovës, njofton gjithashtu se do të vazhdojë angazhimin dhe përkushtimin e saj për ruajtje të rendit dhe sigurisë publike, për sundim të ligjit dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar që bien në kundërshtim me rendin dhe ligjin.