Rajoni

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Shpërndaje

Prishtina Weather ka njoftuar për parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme.

Sipas Prishtina Weather, të enjten do të jetë moti më i freskët, kohë pas kohe me shi.

Ndërkaq në fundjavë do të ketë intervale më të gjata me diell dhe do të jetë më ngrohtë.

3.05.2023 – Vranësira dhe të reshura shiu kohëpaskohe parashihen për ditën e enjte dhe mot më i freskët me temperaturë maksimale deri në 15C. Të premten më pak gjasa për të reshura shiu, e në fundjavë parashihet të mbajë mot relativisht më i qëndrueshëm dhe i ngrohtë, me intervale më të gjata me diell dhe rritje të temperaturave maksimale deri në 21C e 23C. Të dielën pasdite priten mundësi për rrebeshe shiu përreth viseve malore.
Ditën e hënë orëve të pasdites shfaqen kushte për rrebeshe shiu me bubullima.
Indeksi i cilësisë së ajrit në ditët vijuese do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira.
4.05 – Kryesisht me vranësira e kohë pas kohe priten edhe reshje të dobëta shiu, që pasdite shoqërohen edhe me bubullimë.
5.05 – Vranësira e intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu.
6.05 – Më ngrohtë. Intervale më të gjata me diell, e pasdite zhvillime të vranësirave të pakta lokale.
7.05 – Intervale më të gjata me diell dhe ngrohtë. Pasdite lokalisht mund të zhvillohen rrebeshe shiu.
8.05 – Vranësira të ndryshueshme. Pasdite me mundësi për rrebeshe shiu e bubullimë.

Era do të fryjë nga verilindja e lehtë dhe mesatare 5-12m/s. Nga dita e diel ndryshon drejtimin në jugore.

Shtypja atmosferike luhatet në vlera paksa më të larta nga normalet.