Përfundon votimi në Turqi, Erdogan iu bën thirrje mbështetësve “t’i mbrojnë kutitë”
Votimi është mbyllur zyrtarisht në Turqi, por për shkak të radhëve të gjata të votuesve, njerëzit që po presin në radhë po lejohen ta hedhin votën e tyre.
Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Turqi pritet të dalin brenda tre ditësh, raporton Al Jazeera, përcjell Gazeta Express.
“Këto tre ditë duken si një jetë pasi kombi është në teh të thikës” thotë reporteri i Al Jazeeras, Sami Zeidan, duke theksuar rëndësinë vendimtare të këtyre zgjedhjeve.
Erdogan iu bën thirrje mbështetësve “t’i mbrojnë kutitë e votimit”.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u është drejtuar mbështetësve të tij përmes Twitterit pas përfundimit të votimit.
“Procesi i votimit ka përfunduar në të gjithë vendin në një mënyrë që i përshtatet demokracisë sonë”.
“Tani, si gjithmonë, është koha për t’i mbrojtur fort kutitë e votimit. Derisa të finalizohen rezultatet, ne do të vazhdojmë ta mbrojmë vullnetin e popullit tonë”, shkroi Erdogan.