Kovaçevski: Koalicioni qeveritar stabil – do të bisedojmë me partnerët!

Shpërndaje

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka deklaruar se koalicioni qeveritar është stabil dhe ka 65 deputetë. Ai këto komente i bëri pas paralajmërimeve të disa partnerëve më të vegjël të qeverisë se do të largohen nga koalicioni qeveritar nëse nuk u plotësohen kërkesat e tyre. “Normalisht se në kuadër të koalicionit ka parti politike me qëndrime të caktuara që ideologjikisht dhe operacionalisht dallojnë nga partitë tjera politike, por në kahjet kryesore politike të koialicionit qeveritar, të gjithë kanë qëndrim të njëjtë”, tha Dimitar Kovaçevski.

Të shtunën partia “Dinjiteti” që drejtohet nga Stojanço Angelovi, paralajmëroi se do ta rishqyrtojnë pjesëmarrjen e tyre në shumicën qeveritare për shkak të refuzimit të deputetëve të LSDM që të mbështesin ndryshimet në ligjin për të ashtuquajturit “branitella”. Paraprakisht, edhe partia DOM kishte vërejtje rreth propozimit për vendosjen e një njësie zgjedhore, kurse vërejtje për disa ligje kanë edhe nga VMRO Popullore.