Rama takim me qytetarët e Sarandës, Gjirokastrës dhe Tepelenës
Rama u bën thirrje qytetarëve në Sarandë: Do humbni shumë nëse nuk votoni kandidatin tonë më 14 maj
Kryeministri Edi Rama, pas takimeve që zhvilloi në Gjirokastër, është ndalur ditën e sotme edhe në Sarandë.
Kreu i PD, u shpreh gjatë fjalës së tij se 14 maji ka një rëndësi të madhe për Sarandën, dhe sipas tij qytetarët do të humbin shumë nëse nuk votojnë për kandidatin e PS, Oltion Caci.
“Hera e parë që bëjmë një takim në këtë bulevard të ri. Besoj që megjithëse takimet që kemi bërë aty mbrapa kanë qenë plot njerëz e entuziazëm, unë skam parë ndonjëherë kaq shumë njerëz bashkë këtu në Sarandë. Më vjen jashtëzakonisht mirë dhe dua të besoj që edhe kjo prania e madhe është shprehje e vetëdijes që 14 maji ka një rëndësi jo të vogël për të ardhmen e Sarandës. Më 14 maj ka shumë për të humbur nëse të gjithë ata që janë këtu dhe gjithë të tjerët që nuk janë këtu, nuk bëjnë një detyrë të vogël fare, që me votën e tyre të vendosin se kë do marrë Saranda në punë për 4 vitet e ardhshme”, tha Rama.
SARANDË – Me socialistët e progresistët e Sarandës, ku forca e ndryshimit nuk lë vend për asnjë alternativë tjetër përveçse për të ecur VETËM PËRPARA me Oltion Çaçin dhe PARTINË SOCIALISTE ️
#VetëmPërpara➡️
#KurrëMëMbrapa↙️
#KrenarpërPS❤️
GJIROKASTËR – Për gjirokastritët, tepelenasit, përmetarët, këlcyriotët, libohovitët e dropullitët e mençur e punëtorë, që e prekin me sy çdo ditë transformimin e jashtëzakonshëm falë punës sonë dhe prandaj zgjedhja e tyre vetme është për të shkuar VETËM PËRPARA, me Flamurin, Tërmetin, Almën, Klementin, Nardin, Gjoleken, Dhimitrin dhe PARTINË SOCIALISTE♂️✅
#VetëmPërpara➡️
#KurrëMëMbrapa↙️
#KrenarpërPS❤️
TEPELENË – Takimi i madh në portën e Labërisë, ku forca e ndryshimit ka hapur rrugët e zbulimit të mrekullive të krejt krahinës, e cila do të vazhdojë #VetëmPërpara me absolutin Tërmet Peçi në Tepelenë dhe me llafepaktin e punëshumin Gjolek Guci në Memaliaj️
#VetëmPërpara➡️
#KurrëMëMbrapa↙️
#KrenarpërPS❤️