“Tre Albanese në një foto”, Osmani publikon fotografi me kryeministrin e Australisë dhe Presidentin e Shqipërisë

Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Londër për kurorëzimin e Mbretit Charles III, është takuar me kryeministrin e Australisë, Anthony Albanese.

Krah tyre, është parë edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

“Tre Albanese në një foto. Kënaqësi që u takova me kryeministrin e Australisë, Anthony Albanese, krah presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj në pritjen e Mbretit”, ka shkruar Osmani në Twitter.