Taravari: Ndërtimin e korridorin 8 e kemi mbështetur edhe kur kemi qenë në opozitë
Në pyetjen e gazetarit se si e sheh kryetari miratimin e ligjeve për korridorin, kryetari Arben Taravari u shpreh kundërshtimi i kësaj marrëveshje është me tendencë dhe disa personave u pengon funksionimi i korridorit 8.
“Të gjitha kritikat që shkojnë te korridori 8 dhe 10 më shumë kanë tendenca. Për fat të keq, disave personave u pengon funksionimi i korridorit 8”, u shpreh kryetari i Alaencës për Shqiptarët, Arben Taravari.
Sipas tij, kompania “Bechtel & Enka” është kompani serioze e cila ka realizuar shumë projekte në rajon, ndërsa Aleanca për Shqiptarët e ka mbështetur ndërtimin e korridorin 8 si në pozitë ashtu edhe në opozitë.
“Ne kemi votuar Ligjin për korridorin kur kemi qenë me opozitë. Po të ishim në opozitë, ne sërish do ta mbështetnim këtë projekt”, u shpreh kryetari Taravari.