VMRO do të punojë për një koalocion parazgjedhor me ASH-në, ja kush e thotë

Shpërndaje

Sasho Klekovski – anëtar i komitetit ekzekutiv të VMRO DPMNE-së thotë se do të punojë që të ketë një koalicion parazgjedhor me Aleancën për Shqiptarët. Kjo është hera e parë që një zyrtar i partisë opozitare maqedonase flet hapur për një ide të tillë. Klekovski duke folur për Programin 200, që do të transmetohet sot në Alsat në ora 22.00, tha se partia e Mickovskit duhet të afrohet drejtë qendrës në spektrin politik.

Para disa javësh VMRO DPMNE përfshiu figura të reja në organet e saj, ndër ta Sasho Klekovski, që vjen nga sektori civil.

Ish zyrtari i VMRO DPMNE-së, tani profesor universitar Aleksandar Spasenovski thotë se nëse partitë nuk afron me politikat drejt qendrës, mund të mos arrinë të bëjnë koalicione me parti të tjera, sidomos ato shqiptaret.

Gazetari dhe analisti Xhelal Neziri, thotë se VMRO DPMNE në të kaluarën me mënyrën si është shfaqur në publik, është konsideruar si etno-nacionaliste, me afrimin drejt qendrës mund të përfitojë më shumë. /Alsat.mk