Ahmeti përkujton Abdilaqim Ademin në përvjetorin e vdekjes: I ruaj me mall vitet e punës që i kaluam bashkë

Shpërndaje

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka vizituar varrin e bashkëveprimtarit të tij, Abdilaqim Ademi. Ahmeti në katër vjetorin e vdekjes së tij theksoi se Instituti “Abdilaqim Ademi” do të vazhdojë të ruajë gjurmët e punës së tij të palodhshme.

“U bënë sot plot katër vite pa mikun dhe bashkëveprimtarin tonë Abdilaqim Ademi. I ruaj me mall si kujtim vitet e punës që i kaluam bashkë, kontributin dhe angazhimin e tij të sinqertë në Bashkimin Demokratik për Integrim për zbatimin e vlerave të barazisë, përfaqësimit të drejtë dhe faktorizimit të zërit të shqiptarëve në vend. Instituti “Abdilaqim Ademi” do të vazhdojë të ruajë gjurmët e punës së tij të palodhshme ndër shumë gjenerata”, ka shkruar Ahmeti.