Tarifa e lirë e rrymës mund të kthehet sërish
Të gjitha masat që u ndërmorën për të siguruar energji elektrike gjatë krizës energjetike, na japin të drejtën që të presim që të rikthehet tarifa e lirë gjatë ditës, vlerëson drejtori i Agjencisë për energjetikë, Dario Nikollovski.
Nikollovski në “10minuta” në TV21 siguron se të gjithë institucionet relevante janë duke punuar për të siguruar kushte më të mira për qytetarët.
Megjithatë sqaron se vendimin përfundimtar duhet ta marrë Komisioni Rregullator për Energjetikë.
“Këtë do ta konfirmojë Komisioni Rregullator. Por, pas asaj që ndodhi gjatë periudhës së kaluar, eldoradon e investimeve, numrin e infrastrukturës së instaluar për prodhim të energjisë elektrike, na japin të drejtën që të presim që Komisioni Rregullator të sjell vendim për tarifë të lirë ditore. Të gjithë janë këtu që të punojmë për kushte më të mira. Pritet që menjëherë, sapo të përfundojnë analizat e Rregullatorit, të sillet vendim, kurse ai pres që do të jetë pozitiv”, tha Nikollovski.