MaqedoniTop Lajme

Tetovari ka kryer vitin e dytë, pa e kryer vitin e parë

Shpërndaje

Policia ka parashtrua kallëzim penal kundër V.G.(61) nga Tetova për shkak të punës së pandërgjegjshme në shërbim.

Gjatë kontrollit të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit në Qendrën Rajonale për Arsim Profesional “Mosha Piade” në Tetovë, janë konstatuar parregullsi në lëshimin e dëftesave për vitin e parë dhe të dytë të kryer për J.A.(45) nga Tetova.

Lëshimi i dëftesës për përfundimin e vitit të dytë është bë përpara datës së lëshimit të dëftesëd për vitin e parë. Parregullsi janë konstatuar edhe në librin kryesor për regjistrimin e nxënësve me korrespondencë për vitin 2001/2002, gjegjësisht janë bërë korrigjime në vitin e dhënies së provimeve pa nënshkrimin e drejtorit dhe vulën e shkollës.

Sipas MPB-së, nga kontrolli i kryer në librin kryesor për vitin shkollor 2002/2003, u konstatua se J.A. nuk i është lëshuar vërtetimi për vitin e tretë dhe është regjistruar në vitin e katërt dhe ka dhënë tri provime nga i njëjti vit para përfundimit të vitit të tretë.