Qindra paleta me kokainë, kapet nëndetësja kolumbiane

Shpërndaje

Policia kolumbiane në bashkëpunim me ushtrinë sekuestroi në det të hapur një nëndetëse të mbushur me lëndë narkotike të llojit kokainë.

Nëndetësja e improvizuar u pikas nga rojet bregdetare në ujërat e Paqësorit, të cilët e shoqëruan gjatë gjithë kohës deri në mbërritjen e forcave speciale të ndërhyrjes.

Pas ndalimit të saj, në bord u gjetën 3 tonë lëndë narkotike kokainë, si dhe u arrestuan në kushtet e flagrancës 3 shtetas kolumbianë.

Policia nuk bëri me dije identitetin e të arrestuarve dhe vijon punën për gjetjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë linjë të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike që tashmë po përdor çdo mjet për ta kaluar drogën drejt tregut amerikan.