VMRO: Ndryshime kushtetuese nuk do të ketë
VMRO-DPMNE nuk ndryshon qëndrim, nga partia opozitare thonë se ndryshime kushtetuese nuk do të ketë.
“Kur LSDM dhe BDI e kishin përkrahjen e shumë institucioneve, nga prokuroritë e tyre, gjykatat e tyre, atë e bënë me një qëllim, që ta robërojë popullin maqedonas, të nisen kundër VMRO-DPMNE-së, kundër kryesisë së VMRO-DPMNE-së dhe në fund të ndryshohet emri, të ndryshohet rendi kushtetues në Republikën e Maqedonisë. Tani vazhdojnë më tutje, vazhdojnë me ndryshime kushtetuese, që kjo çështje të mbetet aktuale, por nuk do të arrijnë”, deklaroi Vllado Misajllovski nga VMRO-DPMNE.