Maqedoni

VMRO: Qeveria BDI-LSDM po e grabit Maqedoninë

Shpërndaje

Kjo qeveri e BDI-së dhe LSD-së po e grabit Maqedoninë dhe për këtë do të dënohen nga populli. Kështu thonë nga VMRO-DPMNE, duke njoftuar për aktivitetet që kjo parti po i zhvillon në terren me qytetarët e vendit.

Nga VMRO akuzojnë LSDM-në si shërbëtore të BDI-së.

“Ka shumë pakënaqësi sepse njerëzit po largohen dhe po shpërngulen. Ka pakënaqësi të madhe për korrupsionin, pas të cilit Maqedonia vidhet paturpësisht. Në këtë qeverisje fjalën kryesore nuk e ka LSDM, por BDI-ja. LSDM-ja arriti në atë nivel, që të jenë hyzmeqarë dhe shërbëtorë të dëshirave dhe programit të BDI-së. Maqedonia e sheh se deri ku ka arritur Kovaçevski aty ku kërkon leje nga BDI-ja a të japë dorëheqje, dhe BDI i thotë se nuk do të japësh dorëheqje, do të ulesh, do të na shërbesh edhe një vit. Maqedonia do të plaçkitet, Maqedonia do të shkatërrohet që ata të jenë në karriget e tyre ministrore”, ka thënë Vladimir Gjorçev nga VMRO.