MaqedoniTop Lajme

Ahmeti vizitoi familjen e Thaçit: Në Hagë po mbrohet dinjiteti i UÇK, Hashimi me shokë do të kthehen si fitues

Shpërndaje

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka vizituar sot familjarët e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Përmes disa fotografive të shpërndara në rrjetin social Facebook, Ahmeti shkruan se Thaçi me shokë po mbrojnë dinjitetin e luftës së pastër të UÇK-së, ndaj edhe do të kthehen si fitues në vendin e tyre.

Statusi i plotë:

Vizitova sot vatrën familjare të bashkëveprimtarit tim dhe ish presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për t’ju dhënë zemër e forcë prindërve dhe të afërmve të tij në betejën e drejtësisë, ku djali i tyre me shokë po mbron dinjitetin e UÇK-së, kauzën e pastër të mbarë popullit të Kosovës. Drejtësia vonon, por nuk harron, kështu i thashë Bacit Haxhi kur po kuvendonim mbi vitet e qëndresës kombëtare për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës.
Krenarë do ta presim bashkë Hashimin me shokë në rikthimin e tij si fitues i drejtësisë!
Liria ka emër!