Biden pas bisedimeve me homologun kinez: Nuk ka nevojë për një luftë të re të ftohtë

Shpërndaje

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, pas takimit me homologun e tij kinez, Xi Jinping, ka hedhur poshtë shqetësimet për mundësinë e një lufte të re të ftohtë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Nuk ka nevojë të ketë një luftë të re të ftohtë”, u tha gazetarëve presidenti amerikan pas takimit 3-orësh me presidentin kinez në margjinat e samitit G20 në Bali të Indonezisë.

Por, shtoi Biden, “ia kam bërë të qartë presidentit Xi Jinping se mendoja se ata kishin një detyrim të përpiqeshin t’ia bënin të qartë Koresë së Veriut se nuk duhet të përfshiheshin në teste bërthamorem e rreze të gjatë”.

Ai më tej shprehu siguri mbi aftësitë e Kinës për të “kontrolluar” Korenë e Veriut.

“Do ta përfundoj duke thënë se, në veçanti me Xi Jinping, dua të mendoj atë që them dhe të them atë që mendoj, në mënyrë që të mos ketë keqkuptime, ky është shqetësimi më i madh”, shtoi Biden.