Arrestohet ish-kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon

Shpërndaje

Policia që po heton akuzat për sjellje të pahijshme financiare nga partia Kombëtare Skoceze e ka arrestuar Nicola Sturgeon.

Sturgeon, e cila u largua nga pozita e ministres së parë dhe kreut të partisë në fillim të prillit, është personi i tretë që arrestohet si pjesë e Operacionit Branchform, hetimi i Policisë së Skocisë për akuzat se partia shpenzoi gabimisht më shumë se 600,000 £ në donacione për një fushatë pavarësie, raporton The Guardian.

Detektivët e policisë skoceze po e intervistojnë Sturgeon si të dyshuar.
Një zëdhënës i Sturgeon tha se ajo u takua me policinë me marrëveshje, duke ditur se do të arrestohej dhe intervistohej.

“Nicola Sturgeon sot, të dielën 11 qershor, me marrëveshje me Policinë e Skocisë, mori pjesë në një intervistë ku do të arrestohej dhe merrej në pyetje në lidhje me Operacionin Branchform”, tha zëdhënësi.