Kronikë e zezëMaqedoniTop Lajme

Asgjësohet grupi kriminal ndërkombëtar për kontrabandë me migrantë, arrestohen dhjetë persona

Shpërndaje

Sot (05.06.2023) nga ana e Njësitit Nacional për Asgjësimin e Kontrabandës me Migrantë dhe Tregtisë me Njerëz pranë Sektorit për Hetime Kriminalistike në Departamentin për Asgjësimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz, në bashkëveprim me Departamentin për Operacione Policore Speciale dhe të Veçanta, Sektorët e Punëve të Brendshme Kumanovë, Shkup, Strumicë, Qendrat Rajonale për Çështje Kufitare Jug dhe Lindje, nën udhëheqjen e Prokurorit Publik nga PTHP për NKOK, në kuadër të hetimit krimialistik të udhëhequr nën pseudonimin “Isar”, është realizuar aksion policor i koordinuar me qëllim asgjësimin e grupit kriminal të organizuar, i cili ka kryer vepër penale kontrabandë me migrantë.

Hetimi kriminalistik ndaj grupit kriminal të organizuar 17 anëtarësh, i cili ka qenë pjesë e kanalit ndërkombëtar për kontrabandë me migrantë, është realizuar nga korriku i vitit 2021 deri në maj të vitit 2023. Ky grup kriminal i organizuar në bazë të marrëveshje paraprake me persona nga Serbia, Bullgaria, Hungaria dhe RMV-ja, kanë organizuar kontrabandë të migrantëve nga Greqia në drejtim të Hungarisë dhe nga Bullgaria në drejtim të Serbisë, me destinacionin final vendet e BE-së.

Ky grup kriminal ndërkombëtar, është udhëhequr nga M.I., S.M., Zh.K., D.D. dhe S.P., gjatë së cilës paraprakisht kanë siguruar automjete nga rent-a-car agjencione nga Shkupi, Kumanova dhe Tetova, si dhe në R. të Bullgarisë, kurse më vonë kanë siguruar edhe “shoferë” dhe “pastrues” për pranimin dhe transportimin e migrantëve. Nga ana e organizatorëve, përmes takimeve të drejtpëdrejta në lokacione paraprakisht të caktuara në Serbi dhe Hungari, si dhe përmes aplikacioneve mobile të personave “shoferë” dhe “pastrues”, si dhe të personave organizatorë në Serbi dhe Hungari, u është dërguar lokacioni i saktë për pranimin e migrantëve ilegal. Nga këto lokacione, migrantët janë pranuar nga S.I., M.D., K.Zh. A.T., S.S., Sh.G., N.M. N.M. dhe M.M. të cilët janë angazhuar në cilësinë e “shoferëve” dhe “pastruesve”. Të njëjtit persona përkohësisht kanë angazhuar edhe persona tjerë për pranimin dhe transportimin e migrantëve.
Në varësi të numrit të migrantëve të kontrabanduar, si dhe lokacionet dhe automjetet janë pranuar dhe transpoirtuar migrantë nga ana e grupit kriminalistik në RMV përmes territorit të Serbisë, Hungarisë dhe Bullgarisë, çmimi i transportit për persona të cilin e kanë paguar migrantët ka qenë nga 2000 deri 4000 euro.

Gjatë hetimit është vërtetuar një person-organizator me prejardhje nga Iraku, me travel dokumente të Gjermanisë, anëtar i grupit kriminalistik ndërkombëtar për kontrabandimin e migrantëve, i cili pas komunikimit me organizatorët nga RMV-ja është pajtuar për pranimin dhe transportimin e migrantëve ilegal nëpër territorin e Bullgarisë dhe Hungarisë, për të cilën për transferimin e shpejtë të të hollave, përmes njerëzve ndërmjetësuses nga Turqia ka realizuar transferimin e të hollave në drejtim të organizatorëve nga RMV-ja. Gjatë realizimit të këtij hetimi kriminalistik janë përfshirë numër përkatës të nëpunësve policorë, gjatë së cilës bastisje janë kryer në gjithsej 11 objekte të cilat gjenden në rajonin e Kumanovës, Kratovës dhe Strumicës, kurse nga liria janë privuar edhe 10 persona, kurse tre persona-anëtarë të grupit kriminal tani më gjenden në vuajtjen e dënimit me burg në INP Shtip, INP Idrizovë dhe në R. të Hungarisë për vepra tjera penale të kryera “kontrabandë me migrantë”.

DAKOS deri te PTHP për NKOK parashtroi kallëzim penal kundër 17 personave edhe atë: M.I. (21), Zh.K.(23), М.М. (21), të gjithë nga Kumanova dhe D.D. (20) dhe S.T. (20) nga Kratova për vepra penale të kryera “organizimin e grupit dhe nxitjen e kryerjes së veprave penale tregti me njerëz, tregti me fëmijë dhe kontrabandë me migrantë” (neni 418-b paragrafi 1) dhe “kontrabandë me migrantë” (neni 418-v në lidhje me paragrafin 2), S.P. (22) nga Kumanova për vepra penale të kryera “organizimin e grupit dhe nxitjen e kryerjes së veprave penale tregti me njerëz, tregti me fëmijë dhe kontrabandë me migrantë” (neni 418-b paragrafi 1) dhe “kontrabandë me migrantë” (neni 418-v paragrafi 1), S.M. (48) nga Shkupi për vepër penale të kryer “organizimin e grupit dhe nxitjen e kryerjes së veprave penale tregti me njerëz, tregti me fëmijë dhe kontrabandë me migrantë” (neni 418-v paragrafi 2), M.S. (26) nga Strumica, M.D. (31). K.ZH. (20), N.S. (27), N.M. (24) të gjithë nga Kumanova për vepër penale të kryer “organizimin e grupit dhe nxitjen e kryerjes së veprave penale tregti me njerëz, tregti me fëmijë dhe kontrabandë me migrantë” (neni 418-v paragrafi 2), A.T. (21) dhe S.S. (21) nga Kratova për vepra penale të kryera “organizimin e grupit dhe nxitjen e kryerjes së veprave penale tregti me njerëz, tregti me fëmijë dhe kontrabandë me migrantë” (418-v paragrafi 2) dhe “kontrabandë me migrantë” (neni 418-b paragrafi 2) dhe “kontrabandë me migrantë” (neni 418-b paragrafi 4) SH.G. (29) nga Shkupi për vepra penale të kryera “organizimin e grupit dhe nxitjen e kryerjes së veprave penale tregti me njerëz, tregti me fëmijë dhe kontrabandë me migrantë” (neni 418-v paragrafi 2) dhe “kontrabandë me migrantë” (neni 418-b në lidhje me nenin 24) dhe N.M. (21) nga Shtipi për vepra penale të kryera “organizimin e grupit dhe nxitjen e kryerjes së veprave penale tregti me njerëz, tregti me fëmijë dhe kontrabandë me migrantë” (neni 418-v paragrafi 2) dhe “kontrabandë me migrantë” (neni 418-b).

Njoftimi nga MPB-ja.