Borrell flet pas takimit me Kurtin, ka disa fjalë për veriun
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell ka njoftuar për fillimin e takimit me kryeministrin Albin Kurti në Bruksel dhe për pritshmëritë e dala nga ky takim.
“Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë shumë e tensionuar. Sot, ne synojmë të gjejmë zgjidhje për de-përshkallëzimin e menjëhershëm dhe për rrugën përpara. Takimi me kryeministrin Albin Kurti ka filluar”, ka shkruar Borrell në Twitter.
Më herët, zëdhënësja e BE-së, Nabila Massrali, nuk u përgjigj nëse do të ketë takime edhe trilaterale mes kryeministrit Kurtit, presidentit serb Vuçiq dhe ndërmjetësve.
The situation in the north of #Kosovo continues to be very tense.
Today, we aim to find solutions for immediate de-escalation and way forward.
The meeting with Prime Minister @albinkurti has started. pic.twitter.com/Pdu6F0LBgT
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) June 22, 2023