Është më e rëndë se Safeti gjendja!
Shkruan: Silvana BEGAJ
Mund ta falim një fëmijë që ka frikë prej errësirës. Tragjedia e vërtetë e jetës është kur njerëzit kanë frikë prej dritës.
Platoni
Nuk e di pse u bë kaq e madhe kjo videoja e zotërisë. Unë nuk u habita e as nuk u acarova. Unë mendoj se e di ku ka arritur vendi jonë.
Degjenerimin e gjen në rrugë, në media, në kafe e kudo. Po rriten breza duke i ushqyer me modele me injorancë të theksuar ama vishen firmë. Po rriten breza me modele meshkujsh të pagdhendur ama kanë në dorë fatin e një qarku e shpesh të të gjithë Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Dhe këto modele zgjidhen, adhurohen, idealizohen dhe promovohen pikërisht nga këta që janë habitur për një video gjysëm.
Maskiliteti në Shqipëri është kaq në nivele të larta sa tregohet qartësisht sa pak burra e burrëri ka. Çdo ditë promovohen njerëz llafazan, të paditur, të paarsimuar, të paedukuar dhe shiten si njerëz me sukses.
Prandaj zotëria nuk ështe as i vetmi, as i pari dhe as i fundit!
Ama shqiptarët u indinjuan sepse iu duhej pikërisht ajo video për të parë llucën ku zhgërryhen përditë. Duket sikur turmën e ekzaltojnë skandalet dhe nuk shikojnë që Shqipëria po vidhet e shkatërrohet.
Nuk kanë sy të shikojnë që po rriten breza që shkojnë në shkollë për paradë mode dhe dalin të panxënë. As nuk kanë sy të shikojnë se po rriten vajza me idenë se iu duhet një “bos nga spanja” ose ” çunat e londrës” për të jetuar. As nuk shikojnë se droga serviret si gota me ujë nëpër shkolla, rrugë, lokale e pube.
As nuk mendojnë për adoleshentët kur shpërndajnë ato video te aksesueshme për këdo se me çfarë po i ushqejnë. As nuk iu bënë përshtypje se brezat e rinj po vrihen përpara se të lindin. Fjala vlerë nuk gjendet më në fjalorin shqip- shqip. Dhe reagoni kaq njëzëri kur diçka bëhet publike sikur nuk ua kishte marr kurrë mendja.
Prandaj lërini reagimet e zjarrta dhe derrat të luajnë në llumin e tyre.
Është më e rëndë se Safeti gjendja!