Certifikatat nga libri i amzës me përkatësinë etnike hyjnë në fuqi

Shpërndaje

Gazeta zyrtare ka shpallur udhëzimin e Ministrisë së Drejtësisë për ndryshimin dhe plotësimin për mbajtjen, mbrojtjen dhe ruajtjen e librave të amzës si dhe për lëshimin e certifikatave të lindjes, kurorëzimit dhe vdekjes.

Sipas udhëzimit të ri, certifikatat e lindjes, të kurorëzimit dhe vdekjes tani e tutje përveç që do të jepen në dy gjuhë, në dy kolona të barabarta, ato do të përmbajnë edhe grafën e përkatësisë etnike.

Nga Ministria e Drejtësisë thonë se vendosja e përkatësisë etnike në certifikata ka për qëllim evitimin e keqpërdorimeve në baza entike gjatë shpalljes së konkurseve për punësim. Në konkurset që janë shpallur nga institucionet shtetërore, ndërmarrjet publike dhe komunat ka pasur raste kur në vendet që janë shpallur për shqiptarë apo pjesëtarët të etniteteve tjera janë punësuar pjesëtar të etnisë maqedonase.