Osmani shpreh ngushëllime për viktimat nga aksidenti në lumin Lepenc

Shpërndaje

Osmani, Pas nxjerrjes nga lumi Lepenc të tre trupave të pajetë të familjes Pacolli e Visoka nga ka Kosova, presidentja, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për këto dy familje.

“Me dhimbje të thellë pranova lajmin për vdekjen tragjike të tre anëtarëve të familjeve tuaja. Në këto çaste të rënda për familjet tuaja, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë për përballimin e dhimbjes. I përhershëm qoftë kujtimi për ta!”, thuhet në mesazhin ngushëllues të Osmanit.

Osmani, gjithashtu i ka uruar shërim të shpejtë, të mbijetuarit dhe ka falënderuar ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës, Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim, si dhe ekipin e kërkim-shpëtimit nga Maqedonia e Veriut për angazhimin e tyre.

Lajmi i plotë: Presidentja Osmani shpreh ngushëllime për humbjen e jetës së tre anëtarëve të familjeve Pacolli e Visoka