FSK-ja i del në ndihmë qytetarëve të Pejës pas vërshimeve (Foto)

Shpërndaje

Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë dalë në terren për t’i ndihmuar qytetarët e Pejës pas vërshimeve.

Një gjë e tillë është njoftuar nga vetë FSK-ja, teksa thuhet se anëtarët e forcës së sigurisë po punojnë që ta kthejnë situatën në normalitet.

“Që nga nata e mbrëmshme ekipe të Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga Garda Kombëtare, Operacionet Speciale, Forcave Tokësore janë duke marrë pjesë në operaconin në ndihmë popullatës në rajonin e Pejës që u godit nga një stuhi ku për pasojë pati viktima dhe shumë dëme në infrastrukturë kritike, rrugë, rrymë, ujë të pijes e shtëpi banimi, pjesëtarët e FSK-së po japin kontributin duke ndihmuar familjet për t`u kthyer në gjendjen normale”, thuhet në njoftim.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme për t`u dal në ndihmë të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës me kapacitetet e saj”, përfundon njoftimi.