MaqedoniTop Lajme

Geer: Mos prisni marrëveshje më të mirë me Bullgarinë

Shpërndaje

Në rrugën drejt Bashkimit Europian nuk e humbisni identitetin, por e përforconi atë. Kështu u përgjigj euroambasadori në vend Dejvid Gir në kërkesën e VMRO-DPMNR-së që Këshilli i BE-së të miratojë dokument të ri me të cilin do të garantohet identiteti dhe gjuha maqedonase. Gir tha se pritshmëritë që të keni marrëveshje më të mirë me Bullgarinë janë joreale.

“Në rrugën drejt BE-së nuk e humbni identitetin, historinë, kulturën e as gjuhën tuaj. Në fakt gjuha maqedonase tashmë është në kornizën negociuese për negociata pa asnjë kualifikim. Sa i përket pritshmërive, mendoj se nuk është realiste pritja që të keni ndonjë marrëveshje më të mirë me Bullgarinë se ajo që është arritur vitin e kaluar dhe rezultoi me hapjen e negociatave në korrik. Askush nuk duhet të pres marrëveshje, garanci, premtime shtesë lidhur me procesin e integrimit”, tha Dejvid Gir, euroambasador.