Policia polake shpërndan pamje nga vendi ku ranë raketat

Shpërndaje

Shumë reagime kanë ndodhur në mbarë botën pas një rakete që ra dje në Poloni .

Udhëheqësit botërorë thonë se hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar se kush është përgjegjës për raketën, e cila vrau dy persona.

Policia polake ka shpërndarë një foto këtë mëngjes që tregon sigurimin e zonës, tashmë një krater, ku goditi raketa.

Polonia thotë se raketa që vrau dy persona është prodhuar nga Rusia

Polonia tha të mërkurën se raketa që ra në lindje të vendit, duke vrarë dy persona, është e prodhuar nga Rusia megjithëse presidenti i SHBA, Joe Biden tha se nuk kishte gjasa që të ishte lëshuar nga Rusia.

Shpërthimi, të cilin presidenti ukrainas Volodymr Zelenskyy e cilësoi si “një përshkallëzim shumë të rëndësishëm”, bëri që Biden të thërriste një takim urgjent të liderëve të G-7 dhe NATO-s. Një sulm i qëllimshëm, armiqësor ndaj Polonisë anëtare të NATO-s mund të shkaktojë një përgjigje ushtarake kolektive nga aleanca, shkruan AP.