Grumbull i njerëzve në Mitrovicë të Jugut, mblidhen pas thirrjes për marsh
Një grumbull njerëzish janë mbledhur në Mitrovicë të Jugut pas disa thirrjeve në rrjete sociale për marsh lidhur me situatën në komunat tjera në veri të Kosovës.
Policia gjatë ditës i ka paralajmëruar qytetarët se pjesëmarrja në këtë nismë është e rrezikshme për shkak se nuk dihen organizatorët, ndërsa ka paralajmëruar hetime edhe për ata që shpërndajnë në rrjetet sociale këtë thirrje.Lidhur me këtë Policia ka nisur një hetim serioz pasi dyshohet se u inicua nga jashtë.