“Të finalizohet marrëveshja e normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë”, Rama në një tavolinë me Vuçiqin

Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka postuar një video të shkurtër nga Moldavia, aty ku po merr pjesë në Komunitetin Politik Europian. Ai është në tavolinë me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me presidenten e KE-së Ursula von der Leyen dhe me Mark Rutte, kryeministër i Holandës.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, kryeministri Rama shkruan se konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike.

“Rajoni duhet të hyjë në një marrëdhënie të re me BE-në, ndërkohë që konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, duke u dhënë fund absurdit kërcënues e duke finalizuar marrëveshjen e normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë”, shkruan Rama.