Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari i ftuar në pritjen shtetërore me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, Sekretari gjeneral, Krenar Lloga dhe Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ishin të ftuar në pritjen shtetërore me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës.
Dita e hyrjes së forcave të NATO-s dhe UÇK-së në gjithë territorin e Kosovës dhe dëbimi i forcave serbe, i dha fund një lufte të përgjakshme, torturave, masakrave, gjenocidit dhe dëbimit masiv të shqiptarëve të Kosovës nga regjimi i Millosheviçit dhe forcat paramilitare.
Drejtuesit e ASh-së, uruan Presidenten Vjosa Osmani, Kryeparlamentarin Glauk Konjufca, Kryeministrin Albin Kurti, anëtarët e familjes legjendare Jashari dhe përfaqësuesit e tjerë të Kosovës, si dhe forcave të KFOR-it, për sakrificën dhe punën e palodhshme për zhvillimin e Kosovës deri më sot.