Votoi diaspora, ja ku është dalja më e madhe për president të Maqedonisë së Veriut

Shpërndaje

Dalja në rrethinë e parë të zgjedhjeve presidenciale në diasporë, ku votohet një ditë para është 38.51 për qind, ndërsa në burgjet dalja është 55 për qind kanë bërë të ditur nga KSHZ.
Numrat për daljen në diasporë është jo e kompletuar ngase ende nuk ka përfunduar votimi në Amerikën Veriore për shkak zonave të ndryshme kohore.
Dalje më të madhe deri në orën 18:30 kishte në përfaqësitë diplomatike- konsulare në Berlin (64.47%), Bukuresht (64.29%), Zagreb (61.11%) Sarajevë (61.70%), ndërsa më e vogël dalja ishte në Venecia (26.55%), Kopenhagë (30.77%) dhe Abu Dhabi (30%).
Nga KSHZ kanë thënë se në burgjet, ku të drejtë vote kanë pasur 1.640 persona, votimi ka kaluar pa probleme dhe dalja deri në orën 18.30 ka qenë rreth 55 për qind.