Rajoni

Kurti flet për AP: Escobar dhe Lajçak po vijnë te ne me kërkesat e Serbisë

Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti u ankua për njëanshmëri dhe tolerancë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për Serbinë, në raport me Kosovën.

Ai tha të enjten për “The Associated Press” se i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe ai i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, po i drejtohen Kosovës me kërkesat e Serbisë. Ai shtoi se sjellja pozitive ndaj një autokrati, nuk e bën atë të mirë.

“Ne këmbëngulim që sjellja e mirë ndaj një autokrati nuk e bënë edhe atë të sillet mirë. Përkundrazi…Vijnë tek ne me kërkesa, me kërkesat e palës tjetër”, tha ai.

Më herët Kurti tha në parlament se mund ta thellojë draft-vizionin e paraqitur nga ai për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por së pari, sipas tij, duhet të ketë pajtueshmëri mes palëve.