VV-ja bënë homazhe te varri i Arbënor Deharit: Mbetet shembull i angazhimit politik brenda organizatës sonë

Shpërndaje

Kryeministri, Albin Kurti së bashku me familjen Dehari, ministrat, deputetët dhe aktivistët e Lëvizjes kanë bërë homazhe te varri i Arbënor Deharit në përvjetorin e tij të vdekjes.

Në njoftimin e partisë kanë thënë se, Arbënor Deharit ishte aktivisti, shoku dhe njeriu që vazhdon të mbetet shembull i angazhimit politik përbrenda organizatës.

“Dita II: Dita e Çlirimit të Prishtinës dhe përvjetori i Arbënor Deharit. Në ditën e dytë të Javës së Lëvizjes, kujtojmë dhe nderojmë luftën e drejtë të popullit të Kosovës në ditën e çlirimit të Prishtinës dhe po ashtu edhe aktivistin, shokun dhe njeriun që vazhdon të mbetet shembull i angazhimit politik përbrenda organizatës sonë, Arbënor Dehari. Sot, Kryeministri Albin Kurti, bashkë me familjen Dehari, Sekretarin Organizativ të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Alim Rama, ministrat, deputetët dhe aktivistët e Lëvizjes, bënë sot homazhe te varri i Arbënor Deharit, për të vazhduar më pas për te varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.” – thuhet në njoftim.

Në njoftim ndër të tjera kanë bërë të ditur se duke i nderuar dëshmorët kemi të ardhme më të sigurt.

“Duke i nderuar dëshmorët, ne, në të njëjtën kohë, kemi të ardhme më të sigurt, për shkak se nderimi për ata që dhanë jetën për lirinë e popullit e për çlirimin e vendit është detyrë e jona kombëtare, shoqërore e qytetare.” – thuhet në përfundim të njoftimit.