Paralajmërim i frikshëm nga amerikanët: Rusia do ta sulmojë krejt Ukrainën brenda 48 orëve

Shpërndaje

Sot ka raporte se inteligjenca amerikane ka paralajmëruar Ukrainën se një sulm i gjithanshëm është i pashmangshëm.

Dy autokolona të veçanta me pajisje ushtarake që nuk kishin shenja të dukshme u panë duke lëvizur drejt qytetit të Donetsk që ndodhet në Ukrainën lindore, raportoi Reuters.

Një kolonë përfshinte nëntë tanke si dhe një automjet luftarak të këmbësorisë. Sipas një gazetari në terren, kolona tjetër përfshinte kamionë dhe rezervuarë karburanti.

Rusia zhvendosi gati 100 për qind të trupave në pozicione të gatshme për pushtim, tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane. Zyrtari i mbrojtjes nuk ishte në gjendje të konfirmonte nëse trupa shtesë ishin zhvendosur në zonën e Donbas.

Guardian konfirmoi se paralajmërimi për një sulm të afërt i ka shkuar Ukrainës dhe aleatëve dhe se Britania e Madhe ka ndarë vlerësimin e SHBA-së.

Përfundimi është se ka formacione të mëdha ruse në lëvizje, kështu që vlerësimi është se një sulm mund të lëshohet në çdo kohë.

Newsweek ishte i pari që raportoi këtë, duke thënë se SHBA paralajmëroi se ofensiva do të vinte brenda 48 orëve.

Korrespondentja e inteligjencës në CNN, Katie Bo Lillis ka thënë se raportimi i saj konfirmoi raportimet e Newsweek.

Katie Bo Lillis tha se qyteti i Kharkiv do të ishte veçanërisht në rrezik.