VMRO: Kovaçevski të përcaktohet se cilin propozim të Mickoskit e pranon

Shpërndaje

LSDM duhet të tregojë se cilin nga dy propozimet e kryetarit Mickoski që mbrojnë identitetin dhe mundësojnë integrimin në BE e pranon, përndryshe nuk ka nevojë për negociata. Ky është qëndrimi nga partia opozitare VMRO-DPMNE drejtuar LSDM-së.

Nga VMRO theksojnë se Kovaçevski nuk duhet të manipulojë me anëtarësinë e tij, por edhe me qytetarët, pasi sipas tyre, të inkurajohet dhe të thotë se cilin propozim e pranon.

“Vlefshmëria e shtyrë e ndryshimeve kushtetuese kur Maqedonia të bëhet anëtare e BE-së dhe qeveri kalimtare pa BDI. Zgjedhjet në vjeshtë, garanci nga institucionet e BE-së për identitetin shekullor maqedonas, një paketë ndihme nga Komisioni Evropian për ekonominë dhe qytetarët maqedonas dhe një kërkesë për Bullgarinë për zbatimin e të paktën 3 aktgjykimeve të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut, lidhur me maqedonasit në Bullgari”

Edhe nënkryetari i VMRO-së Aleksandër Nikolloski, ka reaguar në rrjetin social facebook, i cili ka shkruar se 2/3-në, në Parlament nuk kanë dhe nuk do të kenë kurrë. Sipas tij, VMRO DPMNE nuk mbështet dhe nuk do të mbështesë ndryshimet kushtetuese nën diktimin bullgar. Ai më tej ka shkruar se dëshmia më e mirë për këtë është se nuk e hedhin në votim propozimin për ndryshime kushtetuese. Ai akuzon LSDM-në se ata kanë pranuan një marrëveshje me Bullgarinë që është katastrofike për interesat kombëtare maqedonase, të cilën siç thotë ai, nuk mund ta realizojnë./SHENJA/