RajoniTop Lajme

LAJMI I FUNDIT/ “Anulohet mbledhja e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë”, Rama: Nuk ramë dakord me Kurtin…

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka bërë anulimin e mbkedhjes mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, që ishte planifikuar të mbahej ditën e nesërme në Gjakovë.

Ai ka bërë me dije se i ka kërkuar kryeministri të Kosovës, Albin Kurti ndryshim të formatit të takimit, por e nuk ka pasur dakordësi mes tij dhe Kurtit.

Ai ka propozuar që të ndryshohet thelbi i diskutimeve dhe në fokus të jetë situate e krijuar në veri të Kosovës dhe marrëdhënia e saj me partnerët ndërkombëtarë.

“Kam informuar kryeministrin Kurti se në kushtet e agravimit me orë të marrëdhënieve të Kosovës me krejt Bashkësinë Euro-Atlantike, ky takim nuk mund të mbahen në formatin e parashikuar dhe pasi kam folur pasdit me shefin e diplomacisë Europane, Josef Borell i kam kërkuar Albinit për t’u taluar nesër, në Gjakovë përkatësisht me ministrat e Jashtëm dhe ata të Mbrojtjes për të diskutuar pikërisht për këtë situatë, e cila po e çan në mënyrë dramatike Kosovën me Bashkësinë Euro-Atlantike”, tha Rama.

Në mbledhjen e nesërme që është planifikuar të mbahet në Kosovë, dy qeveritë do të mbanin mbledhjen e nëntë dhe do të nënshkruanin 13 marrëveshje bashkëpunimi mes tyre.

Nga ana tjetër, qeveria Kurti ka mohuar anulimin e kësaj mbledhjeje ndërqeveritare.