Protestuesit në Leposaviq shkruajnë në trupin e një dhie mbiemrin e kryetarit të Leposaviqit, Lulzim Hetemi
Në trupin e një dhie është shkruar mbiemri i kryetarit të Komunës se Leposaviqit, Lulzim Hetemi.Protestuesit kanë marrë një dhi të bardhë dhe mbi trupin e saj kanë shkruar mbiemrin e kryetarit të Leposaviqit.
Me mbishkrimin “Hetemi” dhia është afruar në afërsi të rrethojave të objektit të komunës.
Dhia ka kaluar përmes protestuesve të cilët e kanë përcjellur me të qeshura e brohoritma dhe pastaj e kanë lidhur në pengesat e KFOR-it.
Dhia me mbishkrim “Hetemi” në Leposaviq, Foto: Adelina Ahmeti, KALLXO.com