RajoniTop Lajme

Sveçla njofton se është arrestuar edhe një sulmues i gazetarëve në veri

Shpërndaje

Ministri i Punëve të Brendshme,Xhelal Sveçla, ka thënë se sot është arrestuar nga Policia e Kosovës në Jarinje edhe një sulmues i gazetarëve në veri, siç e ka quajtur ai, krimineli Dalibor Spasic, përcjell AlbaZone Media.

”Përgëzoj njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës për efikasitetin dhe punën e vazhdueshme me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës së Kosovës.

Në vendin tonë demokratik aktet kriminale nuk kalojnë pa pasoja. Këtë duhet ta dijnë edhe ata për të cilët nuk ka pasur pasoja ligjore për gjithë këto vite. Republika nuk zmbrapset përballë kriminelëve e milicisë fashiste”, ka shkruar ai.