MaqedoniTop Lajme

Kryetari i një Komune në Maqedoninë e Veriut, i blenë gruas veturë “Range Rover” me çmim 240 mijë euro

Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev i ka blerë bashkëshortes së tij Veselka një veturë të re Range Rover me vlerë 240 mijë euro. Vetura e bardhë që ka mbërritur në adresën e tyre ka befasuar Jançevën, me të cilën kryetari ka qenë bashkë që në rininë e hershme, njofton albazone media.

Për “Focus” ai thotë se çdo femër meriton dashuri dhe respekt nga bashkëshorti, pasi sipas tij, gruaja është shtylla e familjes.

– Unë dhe gruaja ime kemi 25 vite bashkë dhe ajo më ka qëndruar gjithmonë pranë, në kohë të mira dhe në të këqija. Jemi prindër të tre fëmijëve, së bashku i rritim në vlerat e duhura dhe për ne familja nuk do të thoshte se është prioritet, por se është gjithçka!

Makina e re që i dhashë gruas sime është vetëm një gjest vëmendjeje, mirënjohjeje për gjithçka që ajo do të thotë për mua dhe familjen tonë, për sakrificën e saj. Jam rritur në një familje ku vlerat familjare janë të shenjta, ne vazhdojmë atë traditë – thotë kryebashkiaku.

Ai shton se nuk është e rëndësishme dhurata, por vëmendja mbi të gjitha dhe për burrat që respektojnë bashkëshortet e tyre dhe që tregojnë dashurinë ndaj tyre janë njerëz në kuptimin e vërtetë të fjalës.

– Gruaja është ajo që e bën shtëpinë shtëpi, që e jep atë ngrohtësinë mes mureve, që kujdeset me vetëmohim për fëmijët, për të gjithë organizimin e një familjeje. Unë dhe gruaja ime kemi kaluar shumë vite bashkë, momente të mira dhe të vështira, siç ndodh në jetën e secilit, kjo dhuratë është vetëm një mënyrë për t’i treguar asaj se sa do të thotë për mua përkrahja dhe përkushtimi i saj – tha Jançev./albazone.mk