Mickoski: Opozita nuk voton ndryshimet kushtetuese
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, mbetet në qëndrimin se deputetët opozitarë nuk do të votojnë ndryshimet kushtetuese. Deputetët e këtij koalicioni janë thellë të bindur se ndryshime kushtetuese nën ndikimin bullgar nuk mund të ketë, thotë Mickoski, i cili shpreson se do të ketë edhe deputetë nga shumica aktuale, që nuk do t’i përkrahin direktivat e kësaj qeverisje.
“Unë besoj dhe kjo është për mua shumë domethënëse se këto 44 deputetë të cilët janë të koalicionit të prirë nga VMRO-DPMNE-ja, e di që ato sigurisht nuk do t’i votojnë ndryshimet kushtetuese dhe nuk do të pranojnë kurrfarë lloji të ndryshimeve kushtetuese nën ndikimin bullgar, ndërsa ne si Qeveri e ardhshme, jemi të gatshëm që të ulemi dhe t’i bisedojmë mundësitë se si mund t’i ndryshojmë këto rrethana të cilat për momentin janë në tavolinën e bisedimeve.”, – deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Mickoski, gjithashtu theksoi se tanimë është e qartë se kur kjo shumicë nuk kanë dy të tretat, por qëllimi tjetër i tyre është qëndrimi i tyre sa më gjatë në pushtet. Por, Mickoski kërkon që nëse kjo shumicë nuk ka dy të tretat e votave, menjëherë të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare.