VIDEO TRONDITËSE/ Fëmijët luanin dhe këndonin disa orë para shpërthimit në spitalin e Gazës

Shpërndaje

Një video tronditëse nga Spitali Baptist Al-Ahli në Gaza rreth 20 orë para sulmit të përgjakshëm me qindra të vdekur dhe të plagosur mbrëmjen e së martës, është bërë publike nga Anadolu Agency.

Në këtë video, fëmijët e vegjël mund të shihen duke luajtur lojëra dhe duke kënduar, pa e ditur se në orët në vijim ky spital do të jetë objektivi i sulmit më vdekjeprurës në Gaza në 15 vitet e fundit.

Sipas ministrisë së shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi, të paktën 500 kanë vdekur nga sulmi i së martës. Pas sulmit, forcat e armatosura izraelite dhe Hamasi fajësuan njëra-tjetrën, me Tel Aviv që argumentoi se ishte një sulm nga Xhihadi Islamik.