MaqedoniTop Lajme

Mickoski: Shfuqizohet resori për qeverisje të mirë në Qeveri, tani e tutje do të jetë pjesë e kabinetit të kryeministrit

Shpërndaje

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se funksioni i zëvendëskryeministrit të Qeverisë përgjegjës për qeverisje të mirë do të shfuqizohet, ndërsa kompetencat e këtij resori do të kalojnë drejtpërdrejt nën kabinetin e kryetarit të Qeverisë.
​Në një intervistë për Telma, në prag të mbledhjes së sonte të Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Mickoski deklaroi se koncepti i qeverisjes së mirë mbetet i rëndësishëm, por konsideron se do të jetë më efikas nëse është pjesë e kabinetit të kryeministrit.

Grand Kozmetik
​„Në kabinetin tim ka një sekretar përgjegjës për ndjekjen e realizimit të programit qeveritar dhe politikave, andaj vlerësoj se pikërisht ai mund të jetë përgjegjës edhe për çështjet që lidhen me qeverisjen e mirë. Me këtë, Qeveria do të kishte edhe një anëtar më pak në nivel të zëvendëskryeministrave, gjë që është një mesazh për organizim më racional“, deklaroi Mickoski.

​Kryeministri njoftoi se në mbledhjen e sonte do t’i informojë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv edhe për bisedimet për zgjerimin e koalicionit qeveritar me Partinë Demokratike të Turqve, e cila momentalisht është pjesë e koalicionit Fronti Europian dhe ka një deputet në Kuvend.
​„Pres që bisedimet të përfundojnë me sukses. Po negociojmë për një bashkëpunim që do të zgjaste deri në përfundimin e zgjedhjeve lokale në vitin 2029. Në këtë mënyrë do të formohej kabineti i ri qeveritar“, tha Mickoski.

​Ndarja e resoreve të reja
​Ai konfirmoi se me riorganizimin e qeverisë, VMRO-DPMNE do të marrë resoret e:
​Shëndetësisë
​Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.
​Koalicioni VLEN do të udhëheqë me:
​Ministrinë e Kulturës
​Ministrinë e Drejtësisë
​Resorin për marrëdhënie mes komuniteteve.
​Ndërsa ZNAM do të marrë:
​Ministrinë e Bujqësisë
​Edhe një pozitë plotësuese të zëvendësministrit.
​I pyetur se a mund t’i zbulojë zgjidhjet e reja kadrovike, Mickoski u përgjigj se emrat tashmë janë të njohur, por se do të bëhen të ditur vetëm pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së.
​„Do të ishte jokorrekte që së pari t’i bëj të ditur në opinion. Fillimisht do t’u prezantohen anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv, e më pas edhe publikut“, deklaroi kryeministri.