Në “Tabanoc” dhe “Bogorodicë” pritet rreth një orë
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.
Në vendkalimet kufitare “Tabanoc” dhe “Bogorodicë” për dalje nga vendit pritet rreth një orë.
Siç njoftoi LAMM, në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe përrenj, ku ka mundësi për rrëshqitje dheu. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.