RajoniTop Lajme

Osmani nuk do ta dekretojë Ligjin për pagën minimale deri në vendimin e Kushtetueses

Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk do ta nënshruajë ligjin për pagën minimale deri pas shqyrtimit të këtij ligji nga Gjykata Kushtetuese.

Këtë për portalin rtv21.tv e kanë konfirmuar nga Presidenca e Kosovës.

“Gjykata Kushtetuese sot e ka njoftuar Presidenten Osmani se grupi parlamentar i AAK-së dhe dy deputetë të tjerë kanë kërkuar shqyrtimin e kushtetueshmërisë së Ligjit për Pagën Minimale. Rrjedhimisht, Presidentja Osmani nuk do ta nënshkruajë këtë ligj, përpara se të kryhet shqyrtimi në Kushtetuese”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për media i Presidencës.

Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka dorëzuar të premten në Kushtetuese kërkesën lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale.

Ky ligj Lig ju mira tua në Kuvend javën e kaluar. U kundërshtua jo vetëm nga opozita por edhe nga veteranët e luftës, ngase ligji në fjalë nuk e parasheh lidhjen e pagës minimale me pensionin e veteranëve, siç ka qenë në të kaluarën.

Për këtë të shtunën kanë protestuar në Prishtinë, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së).