Kurti: Kemi dritën e gjelbër nga Komisioni i Venecias, nis Vettingu dhe verifikimi e konfiskimi i pasurisë së paligjshme

Shpërndaje

Kryeministti Albin Kurti sot përmes një konference me ministren Albulena Haxhiut kanë prezantuar nisjen e procesit të Vettingut dhe procesit të verifikimit e konfiskimit të pasurisë së paligjshme, transmeton Periskopi.

‘’Jo rrallëherë drejtësia është sfiduar në mënyra që nuk duhet toleruar. Është detyrë e jona që të veprojmë përmes reformave të mira. Përmes prokurorëve energjikë e gjyqtarëve të mençur. Reformimi i gjyqësorit përbrenda me akterët aktual nuk është i mundur. Këtë e kemi të konfirmuar prej Komisionit të Venecias. Rivlerësimin e verifikimin e aftësive të krerëve e nisim me mekanizmat e jashtëm të pavarur nga çdo ndërhyrje”, tha ai.

Prezantojmë fillimin e reformës substanciale në sistemin gjyqësor. Vettingun dhe verifikimin e konfiskimin e pasurisë së paligjshme. Besimi që kemi marrë nga ju, na ka dhënë kurajo në luftimin e krimit dhe korruspinit. Reformat e propozuara janë adekuate dhe në pajtim me vlerat demokratike.