MaqedoniTop Lajme

Radhë të gjata në Tabanocë, pritet deri në tri orë për të hyrë në vend

Shpërndaje

Radhë të gjata janë krijuar mëngjesin e sotëm në pikën kufitare Tabanocë për hyrje në vend. Mërgimtarët që po kalojnë në këtë pikë kufitare raportojnë se radhët janë kilometrike dhe pritet deri në tre orë. Radhëve të gjata nuk u mungon as i nxehti përvëlues i kësaj fundjave ku temperaturat sot priten të arrijnë në 40 gradë Celsius. Radhë të gjata këtë mëngjes janë regjistruar gati në të gjitha pikat kufitare, si për dalje nga vendi, po ashtu edhe për hyrje në vend.