Rama ndan videon nga Tepelena: Të na rrojë qyteti turistik që vetëm zhvillohet
Kryeministri Edi Rama është shkëputur pak minuta nga mbledhja me ministrat të cilët i ka mbledhur në Tepelenë.
Rama ka një video në Facebook, teksa shprehet ”të na rrojë Tepelena turistike që vetëm zhvillohet”.
“Uji ftohtë i Tepelenës vajzat e Tepelenës, djemtë këtu… Se i dini djemtë e Tepelenës i dini kaçakë, po ja ku janë alamet djemsh.
Të na rrojë Tepelena turistike që vetëm zhvillohet. Është bërë magnet që vetëm thith të tjerë që vijnë për ta shijuar.”- tha Rama.