Rama mbledh Qeverinë në Tepelenë

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot (28 korrik) dhe nesër (29 korrik) në një takim informal Kabinetin Qeveritar. Mbledhja dy ditore, do të zhvillohet në Tepelenë, ku sipas gazetares Megi Mëhilli për RTSH24, ministrat do të bëjnë një analizë të thellë të punës së tyre dhe paraqitjes së objektivave të tyre në këtë mandat tre-vjeçar. Në mbledhjen informale të Kabinetit Qeveritar, do të jenë prezentë të gjithë ministrat.

“Mbledhje 48 orëshe në Ujin e Ftohtë në Tepelenë. Po merren masa sigurie, për të mirëpritur ministrat e kabinetit qeveritar. Ende nuk është nisur nga Tirana Kryeministri Edi Rama. Do jetë një mbledhje ku secili prej ministrave do bëjë një analizë të thellë të punës së tij, dhe më pas do të paraqesin objektivat në mandatin e tretë qeveërisës, dhe më pas do ketë dhe një vlerësim të punës së ministrave. Evis Kushi për arsye të forta personale nuk do jetë e pranishme në këtë takim, por do delegojë raportimin e saj te zv.ministrja”, tha Mëhilli.

Më tej gazetarja u shpreh se sipas informacioneve siguruar në rrugë jo zyrtare, pritet që gjatë muajit shtator të ketë lëvizje në qeveri.

“Të dhënat tregojnë se mund të ketë lëvizje në qeveri, por ndoshta do të behen rreth muajit shtator, por kjo mbledhje do ketë një analizë të punës së ministrave. Pas një vlerësimi të dytë do ketë lëvizje të përfolura

Në muajin shtator do zhvillohet asambleja e PS dhe këto lëvizje të kabinetit qeveritar do të jenë e mundur të bëhen në muajin shtator. Janë informacione nga burime jo zyrtare”, u shpreh gazetarja Mëhilli.