Çmimet rriten në mënyrë të pakontrolluar në Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje

Qytetarët e Maqedonisë në fillim të kësaj jave u përballën me një valë të re të rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve.

Në listën e produkteve me çmime të reja përfshiheshin edhe disa nga produktet e qumështit, të cilat u rritën për herë të dytë brenda një jave. Djathi dhe gjiza shiten për 30 denarë më shtrenjtë, por ka paralajmërime se në ditët në vijim do të rriten edhe për 15-20 denarë.

Çmimi i kaçkavallit ka arritur në 900 denarë, ndërsa një kilogram djathë kushton mbi 500 denarë.

Përpunimi i mishit ka çmime më të larta këtë muaj. Që nga e hëna ka pasur rritje të çmimeve të karburanteve, për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimit të naftës bruto në tregjet botërore.