RajoniTop Lajme

Hoti: Dëshmitari serb i varrezës masive në veri është zhdukur, u kërcënua nga Serbia

Shpërndaje

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka thënë se numri i dëshmitarëve të varrezave masive po shkon duke u zvogëluar, pasi sipas tij, ata po vdesin e edhe po kërcënohen nga Serbia.

Hoti përmendi një rast të vitit të kaluar, ku një dëshmitar ishte i gatshëm të tregonte një lokacion në veri të vendit i cili dyshohej për varrezë masive, ndërsa i njëjti në fund është tërhequr si pasojë e kërcënimeve nga Beogradi.

“Ne e kemi pasur një rast vitin e kaluar dhe ka qenë në veri të Kosovës ku e kemi pasur një dëshmitar goxha të rëndësishëm për një lokacion të dyshim për varrezë masive me mbi 20 persona dhe ai dëshmitar ka qenë serb”, tha Hoti.

“Në momentet e fundit, dëshmitari është zhdukur dhe nuk komunikon më me ne dhe na kanë treguar se është kërcënuar prej Serbisë”, tha Hoti në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se shpesh ndodhë që publikisht, pushtetarët serbë t’i kërcënojnë dëshmitarët e vetë se ata nuk guxojnë të japin informacione.